
Dy raste të reja të prekur nga virusi SARS-CoV-2 janë konfirmuar në qytetin e Krujës.
Nënë e bir, punonjës në dy fasoneri të ndryshme të qytetit të Krujës, kanë rezultuar pozitiv pas testit të tamponit.
Një tjetër punonjëse e fasonerisë, që funksionon pranë ish-fabrikës së salcës, ku më parë janë konstatuar edhe punonjëse të tjera të prekura me Covid 19.
Fabrika e këpucëve u mbyll nga ISHSH, ndërkohë që epidemiologët vijuan me gjurmimin e kontakteve të tyre. Përveç punonjëses së kësaj fasonerie, edhe i biri që punonte në një tjetër fabrikë këpucësh, ka rezultuar pozitiv.
Për të përcaktuar nëse ka dy vatra të ndryshme në fasoneritë e Krujës, do të gjurmohen edhe raste të kontakteve të djalit në fasonerinë ku punon, apo ai është infektuar nga nëna e tij. Dy rastet e fundit nga 5 të reja, e çojnë në 23 numrin e të prekurve në bashkinë e Krujës.
Top Channel