Gazetari i Top Channel në Londër bën gjestin unik për kolegët në Shqipëri: Ju dhuroj rrogën time, kam ftuar edhe miqtë për të kontribuar

20/04/2020 22:17

Korrespondenti i Top Channel në Londër, Arben Manaj ka bërë një gjest unik për kolegët që punojnë në terren në Tiranë për të sjellë sa më pranë njerëzve informacionin.

Manaj ka dhuruar rrogën e tij për kolegët në Shqipëri të cilët çdo ditë janë në terren duke rrezikuar edhe jetën e tyre në shërbim të njerëzve që ata të jenë të informuar.

Situata me Covid-19 ka vështirësuar shumë gjendjen ekonomike të mediave si në Shqipëri dhe në të gjithë botën, por në vendin tonë media nuk është përfshirë në ndihmat e parashikuara nga qeveria. Në këtë kushte sado modeste shuma, korrespondenti i Top Channel, Arben Manaj ka menduar që t’ju gjendet pranë kolegëve.

Manaj ka nisur gjithashtu edhe një fushatë online ku ka ftuar miqtë e tij të kontribuojnë, ndihma këto që do u shpërndahen më pas gazetarëve të terrenit në Top Channel.

“Unë e ndërmora këtë iniciativë dhe e kam në Facebook me emrin Ben Manaj ku kam pas dëshirë të ndihmojë kolegët e mi të Departamentit të Informacionit në Top Channel që kanë bërë një punë heroike. Duke filluar që nga tërmeti e deri në këtë kohë të pandemisë. Përmes miqve dhe shokëve jam përpjekur dhe kam filluar këtë fushatë për të ndihmuar kolegët e mi aty në Top Channel. Qeveria ndoshta nuk e sheh të arsyeshme por ne si njerëz mund të bëjmë diçka. Kjo kohë na ka mësuar se nuk pyet as për status as nuk respekton. Duhet ta duam njëri tjetrin dhe të gjithë të ardhurat e mija dhe honoraret do ti jap në top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA