“Na rezulton se gjatë këtyre 40 ditëve të karantinës në hyrje të Vlorës ka mbirë një lloj i panjohur bari i lartë që e ruan vesën gjatë gjithë kohës në formë të konservuar përgjatë trupit.” ky ka qenë statusi i kreu të bashkisë së Vlorës, Dritan Leli që ka bërë “zhurmë” në mediat sociale.
Por ndryshe nga sa u mendua në fillim dhe ndryshe nga sa u pa në foton e shpërndarë nga Leli, nuk bëhet fjalë për një bimë konkrete por për një instalacion që është vendosur nga bashkia.
Ndërkohë Leli shkruan se bimë të tjera të ngjashme do të dalin në ditët në vijim.
Postimi i plotë:
Na rezulton se gjate ketyre 40 diteve te karantines ne hyrje te Vlores ka mbire nje lloj i panjohur bari i larte qe e ruan vesen gjate gjithe kohes ne forme te konservuar pergjate trupit.
Bashkia e Vlores do te angazhoje Institutin e Bimeve per te analizuar shkaqet e lindjes dhe perberjen biologjike te kesaj specieje.
Ju bejme thirrje te gjithe qytetareve te mos i afrohen pa u zbuluar me pare efekti i kesaj bime mbi organizmin e njeriut! Për momentin bime te tjera dhe peme te ndryshme po shtohen rrotull barit te cuditshem me permasa gjigande qe ka dale ne hyrje te qytetit.
Top Channel