Gjirokastër/ Drejtonte motorin në gjendje të dehur dhe kundërshtoi punonjësin e policisë, pranga 45 vjeçarit
19/04/2020 14:59
Një 45 vjeçar është vënë në pranga pasi drejtonte motorin në gjendje të dehur dhe kundërshtoi punonjësin e policisë.
Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi R. Dh., 45 vjeç, banues në Gjirokastër.
Shtetasi i mësipërm është konstatuar në lagjen “Dunavat” duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, si dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e komisariatit ka kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Top Channel