Festa në familje dhe pa vizita/ Lutjet për ata që sot kanë më shumë nevojë
19/04/2020 19:41
Larg kishës, por jo larg Zotit, për herë të parë besimtarët festuan në familjet e tyre pa mundur të ndjekin Meshën e Shenjtë, por edhe pa mundur të mblidhen me njëri tjetrin për të festuar festën e rëndësishme ortodokse.
Por kjo nuk i ndaloi ata të festonin në shtëpitë e tyre dhe të drejtojnë lutjet sot për ata që kanë më shumë nevojë. Krishti u ngjall.
Le të jetë kjo ditë e shenjtë një ogur i mirë për të pasur sa më shumë shëndet dhe lumturi në familjet tona dhe sa më parë kjo situatë e pazakontë të përfundojë.
Top Channel