Priscilla Martinez ishte vrarë gjashtë javë më parë ndërsa trupi i saj ishte hedhur në një pus të mbyllur në kopshtin e xhaxhait të saj.
Trupi i një 15-vjeçareje që ishte zhdukur, është gjetur së fundmi në pusin e mbyllur të xhaxhait të saj në Arghjentinë.
Adoleshentja Priscila Martinez ishte parë herën e fundit të dilte nga shtëpia e saj në La Banda, Argentinë, me xhaxhain Ruben Avila, 28 vjeç, më 23 shkurt.
Familjarët e saj të shqetësuar denoncuan zhdukjen e saj dhe nisën një fushatë të gjerë në mediat sociale për ta gjetur, por ajo nuk u kthye.
Kësaj jave policia arriti në avanconte në çeshtjen tragjike, kur gjetën grupin e saj në një pus të mbyllur me beton, në kopshtin e shtëpisë së Ruben Avilas.
Ai u arrestua për vrasje, bashkë me një bashkëpunëtor që nuk është emëruar nga autorietet.
Ai kishte qenë i ndaluar nga policia prej marsit kur një kalimtar e ndaloi atë teksa po shtrengonte me duar ne fyt një vajzë të re.
Trupi i viktimës u identifikua nga nëna e tmerruar, me anë të një tatuazhi që kishte në shpatull. Trupi i Priscila ishte i veshur vetëm me të mbathura.
Autopsia zbuloi se viktima ishte mbytur në fyt.
Ajo besohet se është vrarë gjashtë javë më parë, kur dhe u raportua e humbur. Policia nuk ka thënë ende nëse është abuzuar seksualisht por janë duke hetuar mbi mundësinë.
Mediat në Argjentinë thonë se që prej nisjes së karantinës së koronavirusit, ky është rasti i 14 i vrasjes së një vajze apo gruaje.
Dhuna ndaj grave ka sjellë protesta në rrugët e Argjentinës që prej vrasjes makabre të një 14-vjeçareje nga i dashuri i saj në 2015.
Top Channel