Video/ Në kuzhinë nga izolimi, dështimet ‘pushtojnë’ rrjetin

17/04/2020 01:44

Buke e djegur, kekë të shfryrë dhe patate të pangrënshme; dështimet në kuzhinë të familjeve vjetnameze në vetë izolim, po ndahen online, me qindra e mijëra njerëz që i janë bashkuar një grupi në facebook ku edhe gjejnë siç duket ngushëllim për katastrofat e tyre kulinare.

Me gjysmën e botës në izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit, master-shefat në të gjithë globin kanë nisur të postojnë në mediat sociale krijimet e tyre perfekte dhe të shijshme duke rritur kohën e qëndrimit të tyre në kuzhina.

Shumë njerëz mund t’i justifikojnë gabimet e tyre me një element të skaduar apo jo efikas, por në Vjetnam, themeluesi i grupit në facebook, ka vendosur se njerëzit mund të përfitojnë nga një grimcë të vërtete.

Grupi është hapur javën e kaluar dhe anëtarët e tij janë rritur shpejt, duke shkuar në më shumë se 800 mijë të enjten. Dhe fotot që ndahen atje, janë mahnitëse; tenxhere të përzhitura, gatime të frikshme, fëmijë që refuzojnë të hanë atë që prindërit kanë gatuar..,etj.

Gjatë pandemisë, papritur, e gjen veten duke gatuar tre vakte në ditë, duke pastruar shtëpinë ndërkohë që fëmijët bëjnë lëmsh gjithçka. Ndaj edhe aksidentet nuk mungojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA