“Të ardhurat janë goditur rëndë” kështu është shprehur kryeministri Edi Rama për sa i përket situatës së krijuar nga Covid-19 në Shqipëri.

Rama ka shpjeguar se nga Covid-19 është përllogaritur një humbje prej 540 milion eurove.  Më tej Rama deklaroi se nga beteja përballë COVID-19 shteti ka humbur shumë.

“Javën e ardhshme duhet të fillojnë për tu hapur në vazhdim, duke filluar nga e hëna më 27 prill të gjitha ato kategori që do të publikohen në faqen e E albanias, po nesër.

Dua të jem shumë i qartë që nga java e ardhshme në bazë të kodit të ri penal, pasojat për shkelësit pa përjashtim ama në radhën më të parë për lokalet e trimave të lagjeve që hapen fshehurazi do të jenë të rënda dhe të pa negociueshme.

Ky shtet kjo qeveri ka humbur si rezultat i kësaj lufte ka humbur 100 milion euro në muajin mars, 170 milion pak a shumë në muajn prill dhe me gjasë do të humbas 170 milion në muajn maj dhe pak a shumë 100 milion në muajin qershor.” tha Rama.

Top Channel