SHBA miraton fonde shtesë për Shqipërinë në ndihmë të luftës kundër pandemisë COVID-19
17/04/2020 18:39
TIRANË- Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, ka miratuar fonde shtesë për Shqipërinë në ndihmë të luftës kundër pandemisë COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e SHBA në Tiranë ku njofton se këto fonde do të vazhdojnë ndihmën në pajisjen e laboratorëve, rritjen e mundësive të zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të rreziqeve e më shumë.
Sipas asaj që shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë, gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në ndihmë totale.
Top Channel