Në mesin e koronavirusit, astronautët kthehen në Tokë!

17/04/2020 10:10

Tre astronautë të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar janë rikthyer në Tokë, në një kohë ndryshimesh të mëdha për planetin.

Ata kanë qenë në hapësirë që përpara shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Rusi Skrypochka dhe amerikania Jessica Meir u larguan shtatorin e vitit 2019. Një tjetër amerikan, Andrew Morgan, ka qenë në ISS që prej korrikut të vitit të kaluar.

“Është gati surreale të mendosh çka ndodhur në Tokë. Këtu nga lart, gjërat duken siç kanë qenë gjithmonë”, tha Meir në një video call. Ideja e izolimit për ta nuk duhet të jetë shumë e vështirë. Por pandemia ka ndryshuar pak rutinën e kthimit të ekipeve hapësinore. Personat që i presin i janë nënshtruar testeve të koronavirusit, për t`u siguruar se nuk do t`i infektojnë astronautët. Në kushtet normale, ekipi do të merrej e do të dërgohej në aeroportin më të afërt, nga ku nisen menjëherë drejt shtëpisë.

Por Kazakistani ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe shumica e aeroporteve janë të mbyllura. Platforma e lëshimit të Baikonurit është e hapur dhe treshja do të dërgohet atje. Rusia do të marrë direkt një avion për në shtëpi, ndërsa amerikanët do të udhëtojnë me makinë për tre orë deri në Kyzylorda, ku i pret një avion i NASAs.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA