Habit Presidenti i Nikaraguas: Koronavirusi është shenjë nga Zoti, kundër…

17/04/2020 08:49

Pas më shumë se një muaji në të cilin ai nuk u pa në publik, presidenti i Nikaragua është rishfaqur, duke mbajtur një fjalim në të cilin ai pretendoi se koronavirusi ishte “një shenjë nga Zoti”.

Në fjalimin televiziv të mërkurën në mbrëmje, Daniel Ortega pohoi se Nikaragua kishte pësuar vetëm një vdekje nga pandemia e koronavirusit dhe se tre rastet e konfirmuara të vendit ishin “importuar”.

Ortega ka refuzuar të miratojë masat për distancimin shoqëror dhe bllokimin, të përdorura në vendet e tjera, dhe në fakt ka inkurajuar shtetasit që të marrin pjesë në tubime masive.

Ortega nuk komentoi se sa teste janë kryer, por ekspertët dyshojnë se ka shumë raste të pazbuluara.

Ortega e përdori fjalimin për të kritikuar Shtetet e Bashkuara, duke thënë se po mban migrantë të tyre në kushte të këqija, raporton “The Guardian“.

Ai tha se pandemia ishte “një shenjë nga Zoti” kundër militarizmit dhe hegjemonisë.

“Këto janë forca transnacionale që thjesht duan të marrin kontrollin e planetit, kjo është një mëkat,” tha Ortega. “Dhe Zoti po na dërgon këtë sinjal.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA