Mjeku Edison Skëndo në Berat është arrestuar nga policia me urdhër të prokurorit për një incident të ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Familjarët e mjekut kanë denoncuar, se Edison Skëndo u ndalua nga policia sapo doli nga pallati ku banon.

Ata pretendojnë se u dhunua nga drejtori i Policisë së Beratit, Hasan Ahmeti. Sipas pretendimit të tyre, gjithçka nisi për autorizimin që mjeku Edison Skëndo duhet të kishte për të dalë nga banesa.

Mjeku Skëndo shoqërohej edhe nga kushëriri i tij farmacist, dhe të dy kishin dalë për të shkuar në punë. Por, pas debateve verbale, mes mjekut Skëndo dhe drejtorit të Policisë së Beratit, Hasan Ahmeti, pati kontakt fizik. ku duken disa momente të incidentit. Në pamjet e publikuara, duket se
si drejtori tërheq nga bluza mjekun Skëndo.

Sipas policisë, incidenti u provokua nga mjeku Skëndo. Burimet policore thonë se ishte mjeku ai që qëlloi i pari me shkelm drejtorin e policisë pasi nuk dispononte autorizim për të dalë.

Ndërsa nga pala tjetër, pra familjarët e mjekut, pretendojnë se Skëndo u dhunua pa asnjë motiv nga drejtori i Policisë së Beratit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA