Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 51 pacientë të konfirmuar me Covid-19.

Ndërsa, për nëntë të tjerë priten rezultatet gjatë ditës së sotme. 11 nga pacientët e shtrirë janë me oksigjeno-terapi, pra në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë në kujdesin intensiv. Nga këta të fundit, është edhe një shtatzënë, për të cilën është raportuar ditë më parë, rast i konfirmuar me korona virus.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPres, infektologu Murat Mehmeti, i cili pas vizitës së pacientëve ka treguar për gjendjen e tyre.

“Mund të ju them që momentalisht janë 51 pacientë të shtrirë, të cilët janë të konfirmuar me Covid pozitiv. Ndërkohë që kemi nëntë raste në pritje të rezultateve. Të cilët janë pranuar, janë testuar dhe presin rezultatet e testeve. Nga këta 51, përkatësisht 60 raste, por 51 të cilët janë të konfirmuar i kemi gjithsej 11 pacientë të cilët janë oksigjeno-terapi. Do të thotë janë pacientë me gjendje të rëndë të cilët kanë pa mjaftueshmëri respiratorë dhe kanë nevojë për oksigjen. Gjithë këta 11 kanë nevojë për oksigjen dhe mund të ju them se është gjendje e rëndë e tyre. Dhe janë dy pacientë në mjekimin intensiv, veç jeni të informuar që është një shtatzënë dhe një pacient tjetër i cili është po ashtu në gjendje më të rëndë, derisa ndodhet në dhomën e mjekimit intensiv”, deklaron Mehmeti.

Gjatë ditës së sotme është shënuar viktima e dymbëdhjetë, i cili ka qenë i infektuar me koronavirus. I njëjti kishte jetuar në Ferizaj, dhe ishte vozitës në kampin e “Bondsteel”. Trupi i këtij të fundit është bartur nga Klinika Infektive në makinën e shërbimeve funerale.

“Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë edhe gjatë natës së mbrëmshme prej ekipes kujdestare të cilët e kanë përcjellur vazhdimisht, dhe ka pasur ndryshime të theksuara në mushkëri. Dhe përkunder gjitha masave të ndërmarra ranimatore, megjithatë ka përfunduar me vdekje për fat të keq”, thekson Murat Mehmeti.

Gjatë pasdites të së premtes, para Klinikës Infektive kanë qëndruar një numër i madh i personave, të cilët kanë pritur të testohet për covid-19.

Siç mëson KosovaPress ata ka tash e sa ditë që qëndrojnë në karantinë, dhe sot do të bëjnë testet, për t’u verifikuar nëse janë të infektuar me këtë virus. Për këtë ka treguar edhe infektologu, Murat Mehmeti.

“Në pjesën e poshtme janë kolegët e tjerë të ci lët do të bëjnë testimet dhe, me siguri janë duke pritur për testim”, shton Mehmeti.

Veç tjerash, Murat Mehmeti tregon se gjendja është e menaxhueshme situata pandemike në Klinikën Infektive. Megjithatë, në rast se do të ketë përkeqësim të gjendjes së pacientëve duhet të barten në kujdesin intensiv.

Sot është shënuar viktima e dymbëdhjetë me korona virus, ndërsa janë 79 të cilët janë shëruar deri më tani, ndërkaq numri total i personave të infektuar deri pasditen e së premtes është 449.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA