FIER – Një zjarr i madh ka rënë pasditen e së premtes në zonën e Fakulles në Fier.

Zjarri fillimisht është shfaqur në një hapësirë të mbjellë me ullinj, ndërsa më pas ai ka përparuar  edhe në ferra e shkurre duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Menjëherë pranë vendit ku ranë flakët kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Fierit,  të cilat munden të neutralizojnë një vatër zjarri, duke e fikur atë, ndërsa më pas janë përballur me një tjetër vatër. Favorizuar edhe nga era, flakët kanë vijuar për disa orë dhe më pas janë fikur. Nuk dihen ende shkaqet e rënies se zjarrit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA