9 raste të reja/ Shkon në 303 numri i të infektuarve me COVID-19 në Malin e Zi
17/04/2020 11:03
Nëntë raste të reja me koronavirusin e ri COVID-19 janë regjistruar në Malin e Zi.
Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se tre raste të reja janë nga Plava ndërsa gjashtë nga Ulqini. “Në dy qytetet bëhet fjalë për grupe familjare të rasteve të konfirmuara më parë”, u bë me dijeni nga ana e Institutit.
Deri më tani në Mal të Zi janë regjistruar 303 raste me COVID-19.
Top Channel