Shqipëria po bëhet gati për fundjavën më të gjatë të izolimit pothuaj 60 orë nga sot në ora 17.30 deri të hënën në 5 të mëngjesit. Por ndeshkimet për shkelësit nuk do të mungojnë.

Gazetarja e Top Channel , Anila Hoxha raporton se nisur nga situata policia do dalë nëpër lagje për patrullë si dhe do ketë edhe postoblloqe të përforcuara.

Përjashtime do të ketë vetëm për ata qytetarë që do të kenë emergjenca për të dalë sidomos për tu drejtuar spitaleve.

Të shumta kanë qenë gjobat që policia ka vendosur këto kohe dhe dita e djeshme ishte më e ashpra për gjobat ndaj kalimtarëve.

Siç raporton Anila Hoxha gjatë këtyre 5 javëve janë vendosur 6200 gjoba ndaj kalimtarëve, po ashtu 1920 leje drejtimi janë hequr pasi qytetarët nuk kishin mandat autorizimi apo se e drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë që gjatë orëve të fundit tre qytetarë janë arrestuar nga policia pasi kanë kundërshtuar vendosjen e gjobës dhe ata do dalin para gjykatës për akuzën e kundërshtimit të policisë.

Ndërsa një qytetar tjetër në Kukës, raporton gazetarja, i është vendosur gjoba 700 mijë lekë pasi ka shkelur urdhrin për tu vetëkarantinuar sepse ishte kthyer nga jashte vendit.

Ndërsa një qytetar tjetër është arrestuar sepse ka refuzuar t’i kryhet testi i alkoollit ndërsa ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Ndërsa një qytetar tjetër u arrestua në Durrës pasi u kap me dokumenta false, ai është prezantuar para policisë si punonjës i UKT ndërkohë që kjo gjë pas verifikimeve u pa se ishte e rreme.

Ndërkohë policia kujton se veç patrullimeve ketë fundjavë do ketë edhe kontrolle me drone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA