Koronavirusi i ka marrë jetën shkrimtarit të njohur kilian, Luis Sepulveda.
70 vjecari ishte shtruar në një spital në Oviedo që nga fundi i muajit shkurt pas infektimit me Covid 19. Simptomat e para, atij dhe të shoqes iu shfaqën pas kthimit nga një festival letrar në Portugali.
Por bashkëshortja, Carmen Yanez, e kaloi më lehtë sëmundjen. Sepulveda ishte ndër të parët persona të njohur që u prekën nga koronavirusi. Në fillim ai dukej optimist se do të kapërcente këtë situatë. Por nga mesi i marsit gjendja e shkrimtarit u përkeqësua befas, pikërisht pas një përmirësimi, ashtu siç ka ndodhur edhe në disa raste të tjera të sëmundjes.
Autori i “ Historia e një pulëbardhe dhe një mace që i mësoi asaj të fluturonte” ishte nisur nga Portugalia vetëm me një ftohje të fortë, dhe pak ditë më pas kishte përfunduar në intubim: pneumonia e fortë nuk I lejonte të merrte frymë vetë. E shoqja, e mbetur tashmë vetëm, e kishte njohur shkrimtarin përpara 52 vjetësh.
Top Channel