Pezullohet projekti i turbinave të erës në ujërat e New York pas fitores së Trump në zgjedhje (fotot)
27/11 21:47
Kryetari i Bashkisë së Viktorias në Australi, Tony Herbert, është gjobitur nga policia pasi theu karantinën për të pirë një birrë.
Hebert është fotografuar nga një kalimtarë duke qëndruar jashtë një hoteli së bashku me tre persona të tjerë. Ndërkohë, po në të njëjtën ditë që ka ndodhur ngjarja, kryebashkiaku me anë të një video, i bënte thirrje qytetarëve që të qëndronin në shtëpi dhe të mbanin dinstancim social, shkruajnë mediat e huaja.
Megjithatë, në momentin që foto është bërë virale, policia në Viktoria gjobiti Hebert, me një shifër prej 1,652 dollarë australianë, me arsyetimin që ai ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka respektuar distancimin social.
Top Channel