Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka dhënë një lajm fantastik ku është shprehur se në 24 orët e fundit kemi plot 26 të shëruar.

Gjysma nga të shëruarit i takojnë qytetit të Shkodrës, vend i cili ka qenë edhe më problematiku ditët e fundit sa u përket rasteve të reja të zbuluara.

? 26 të shëruar në 24 orët e fundit, gjysma e të cilëve në Shkodër. Lajm inkurajues është se numri i të shëruarve prej 5 ditësh rezulton të ketë kaluar numrin e të infektuarve aktiv. Kjo është një shenjë e mirë krahasuar me vendet e rajonit, megjithatë, ende nuk është koha për bilance se nuk jemi në kushtet kur lufta ka mbaruar!

Të prekur deri në këto momente kemi pasur 518 persona, nga këto 277 janë shëruar dhe 26 fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.

Momentalisht kemi 215 raste aktive dhe është dita e pestë radhazi që numri i të shëruarve është më i lartë se numri i rasteve aktive.

/A.P/

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA