Shtetet e Bashkuara, qendra aktuale e pandemisë së koronavirusit, thanë se mund të dërgojnë ventilues frymëmarrjeje në Rusi, për të ndihmuar në luftën kundër rrijtes së numrit të rasteve atje.
Njoftimi i presidentit Donald Trump vjne pasi Rusia solli në SHBA një dërgesë me pajisje mjekësore të cilën e quante ‘humanitare’, ndërsa Uashingtoni tha se e kishte paguar.
Disa ekspertë thonin se me dërgesën mund të ishin thyer vetë sanksionet e SHBA të vendosura kundër Rusisë.
“Mendoj se Rusia do të ketë nevojë për ventilatorë frymëmarrjeje. Ata janë në telashe në Moskë dhe ne do t’i ndihmojmë,” tha Trump në një njoftim për shtyp.
Ai shtoi se SHBA është e gatshme të dërgojë ndihma koronavirusi dhe për vende të tjera si Italia, Spanja e Franca.
Zhvillimi vjen në një kohë kur shumë doktorë thonë se pacientët po shuhen më shpejt kur vendosen në ventilatorë me tuba në rrugët e tyre të frymëmarrjes.
Trump ka thënë se vendi po përgatitet për rihapjen e ekonomisë më të madhe të botës duke pretenduar se SHBA e ka kaluar majën e koronavirusit.
Top Channel