Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Flori Gjini, ishin të ftuar me anë të një lidhje “Skype”, nga Neë Jersey i SHBA-ve, gazetari Ani Elezi, dhe polici Edi Drishti.
Ani, gjatë fjalës së tij tha se masat në SHBA nuk janë dhe aq të shtrënguara. Transporti publik është i hapur, disa lokale janë ende të hapura. Ndërkohë ai tha se Presidenti Trump, ka deklaruar se më 1 maj do të hapë të gjithë SHBA-në dhe gjithçka mund t’i rikthehet normalitetit. Ky vendim, thotë Elezi, është kundërshtuar nga të gjithë guvernatorët e shteteve në SHBA, por ende Donald Trump, këmbëngul në vendimin e tij paraprak.
“Parti në shtëpi ende vazhdojnë të bëhen. Unë personalisht nuk kam shumë miq, sepse unë një muaj kam që kam ardhur. Nëse shkon në restorant merr një kafe dhe largohesh. Transporti publik ende vazhdon të jetë i hapur. Këtu përpiqen që të respektojnë të drejtat e njeriut. Të gjithë guvernatorët janë shprehur kundër presidentit Trump, për të hapur Amerikën në 1 maj. Ai ka dhënë disa detaje në konferenat e mëparshme. Nëse do të hapet një resptorant që ka pasur 100 tavolina, do të hapet me 30 tavolina. Nëse do të hapen stadiumet do të respektohet dinstancimi social. Ditën e djeshme shënon ditën me numrin më të madh të personave që kanë humbur jetën në Amerikë. Vetëm dje kanë humbur jetën 4500 persona. Jemi dhe në fushatë elektorale sepse në 2 nëntor ka zgjedhje, por duke parë shifrat nuk është në fvor e Trump, për ta hapur Amerikën më datë 1 maj.”, tha Ani.
Ndërkaq, polici Edi Drishti, u shpreh se në Neë Jersey njerëzit vijojnë të qëndrojnë grumbull, por ata nuk kanë vendosur gjoba, por vetëm kanë këshilluar. Megjithëse në fillim kriminaliteti ishte thuajse zero, kohët e fundit dhuna në familje dhe vjedhjet e vogla janë shtuar së tepërmi, konfirmoi Edi. I pyetur nga moderatori Flori Gjini, se pamjet që shihen në media sociale, të amerikanëve duke qëndruar në radhë për të blerë armë, janë reale, Edi konfirmoi se po. Sepse amerikanët i druhen frikës që njerëzit do të përballen me papunësi dhe si rrjedhojë do të grabisin shtëpia.
“Jo nuk janë duke respektuar masat. Marrim lajme ka grumbull njerëzish këtu ka aty. Janë mërizitur njerëzit duke qëndruar në shtëpia dhe dalin e grumbullohen. Deri tani ne mundohemi me të mira (personat që thyejnë karantinën) që kjo është gjendje të keqe. Njerëzit nuk e kuptojnë sepse armiku është i padukshëm. Ne në Neë Jersey e kemi detyrim me vendosur maska, por nëse nuk respektojnë ligjet përhapet virusi. Në fundjav është rritur numri o krimeve, njëri kishte vjedhur një makinë. Po ashu ka dhe dhuna familjare burrë e grua, një në dy thirrje është për këtë gjë. Kjo ka ndodhur më shumë këtë periudhë të izolimit. Në fillim ishte gati zero, por tashmë janë duke u rritur shifrat. Ne policët jemi në vijën e parë të kësaj lufte. Në policinë tonë janë tre të infektuar dhe shtatë që janë në izolim. Njëri prej të burgosurve fillonte të pështynte në stacionin e policisë dhe shprehej që kam COVID-19. Amerikanët shkojnë çdo ditë të marrin armë, kanë frikë se si pasojë e papunësisë njerëzit mos grabisin nëpër shtëpia”.
Top Channel