Ndër ditët më të zeza për Britaninë e Madhe, rritet sërish numri i vdekjeve nga CoVid-19

16/04/2020 16:28

BRITANI E MADHE- 861 persona të tjerë të prekur me Covid-19 kanë gjetur vdekjen gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe .

Kështu numri i vdekjeve në total në Britani ka shkuar në 13 729 persona. Zyrtari kryesor mjekësor  në Profesor Chris Whitty ka paralajmëruar se vdekjet e koronavirusit do të vazhdojnë të rriten për ca kohë.

Numri i lartë i viktimave për sa i përket ditës së sotme sipas Departamentit të Shëndetësisë vjen për shkak të një vonesë të mundshme në raportimin gjatë fundjavës së Pashkëve, pas katër ditëve radhazi të raportimit të vdekjeve që ishin nën 800 persona.

Ndërkohë në të gjithë Britaninë  e Madhe janë kryer së paku 417.649 teste për Covid-19 ku deri më tani kanë rezultuar pozitiv 103.093 persona.

NHS në Anglia tha se 740 pacientë të prekur nga koronavirusi kishin vdekur në spitalet në Angli, duke e çuar numrin total në 12,396.

Ndërkohë Ministri i Parë Nicola Sturgeon njoftoi gjithashtu 80 vdekje në Skoci.

Uellsi ka regjistruar 32 vdekje të tjera, dhe Irlanda Veriore regjistroi edhe 18.

Në secilin vend, numri i vdekjeve tani është:

Angli – 12.396

Skoci – 779

Uells – 495

Irlanda Veriore – 158

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA