“Infektimi”, dënimi si grup kriminal/ Ndryshimet në kod penal dhe krahasimi me veprat e tjera që jepet burg

16/04/2020 19:53

Kushdo që nuk zbaton urdhrin për tu vetëizoluar apo shkel rregullat e karantinimit  nga personi mbartës apo jo i sëmundjes infektive do të konsiderohet njëjtë me atë shtetas  i cili kanos seriozisht për jetën për gjakmarrje apo hakmarrje, ose nxit dikë tjetër  për gjakmarrje, si ai që vjedh energjinë elektrike, ai që falsifikon dokumenta, mban armë pa leje në banesë apo fut sende të ndaluara në burg.

Pasi ky është marzhi maksimal dhe i njëjtë i dënimit që parashikohet në kodin penal dhe që përfshin nga dy deri në tre vite burgim për ata qytetarë që janë njoftuar për tu izoluar.

Ata  që nuk zbatojnë urdhërat në kohë epidemie, pasi janë ndëshkuar fillimisht me gjobë, shikohen sipas amendimeve të reja nën të njëjtën dritë dënueshmërie sikurse kundravajtësit e dënuar për rrahje që ka shkaktuar paaftësi për punë, deklaruesit e rreme, shitësit e pautorizuar të kartave sim apo ata që marrin pa të drejtë fëmijën dhe që mbajnë pa të drejtë cilësitë e ekspertit.

Si e tille dënimi është nga gjobë deri në 6 muaj burgim. Nëse urdhërat i refuzon në kohë pandemia një subjekt tregtar  duke vendosur në rrezik shëndetin e popullatës do të dënohet dy vjet, njëjtë si një individ që shpërndan materiale raciste dhe ksenofobe apo fyen me këtë motiv ose shkatërron rrjetin ujësjellës

Por dënimi më i rëndë vjen për ata shtetas që përhapin sëmundjen infektive me rrezikshmëri të lartë me dashje nga persona të diagnostikuar si  mbartës të sëmundjes dhe që kane shkaktuar pasoja të rënda në shëndetin e qytetarëve. I akuzuari për një veprim të tillë do të dënohet nga tre vjet burgim deri në tetë vjet, njësoj si një shtetas që shpallet fajtor për akuzën e krijimit të grupit të  strukturuar kriminal, si dikush që merr pjesë në formacionet luftarake në një konflikt të armatosur të një shteti të huaj, si  një shkatërrues mjedisi që sjell pasoja të rënda apo si ata të akuzuar që tregtojnë sekrete shtetërore duke sjellë dëmtimin e një dëshmitari.

Në amendimet e kodit penal gjithashtu ata që përhapin me dashje sëmundjen me veprime apo mos veprime,  dënohen me burg nga dy deri në pesë vjet heqje lirie,  njëlloj  si dikush që shpallet fajtor për keqtrajtimin e një të mituri, si shfrytëzuesi në rrjetet e prostitucionit, apo si kanosësit e votuesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA