Dezertuesi nga Peniani zgjidhet deputet në Korenë e Jugut

16/04/2020 17:42

Thae Yong-ho është bërë dezertuesi i parë koreano-verior që fiton një vend në parlamentin e Seulit.

Thae kaqenë më parë zv. Ambasador i Kim Jong Un në Britani por dezertoi në vitin 2016 bashkë me familjen e tij, duke u bërë zyrtari më i lartë verior që e bën këtë deri tani.

Në Seul ai kandidoi për partinë opozitare E Ardhmja e Përbashkët në zonën qendrore të Gangnam.
Thae fitoi me 58.4% të votave dhe tha se me kandidaturën e tij dërgon mesazhin e suksesit për të gjithë ata që largohen nga regjimi i Veriut.

Korea e Jugut mbajti zgjedhjet parlamentare të mërkurën me një pjesëmarrje rekord prej 66.2%, megjithse votimi u krye në mes të epidemisë.

Partia demokratike e presidentit Moon Jae-in fitoi bindshëm, 163 vende në sallën 300-vendëshe të asemblesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA