Britania e Madhe zgjat masat kundër koronavirusit për të paktën tre javë, kështu duket ishulli nën karantinë

16/04/2020 21:19

Britania e Madhe ka vendosur të zgjasë masat bllokuese, që vijnë si përgjigje ndaj pandemisë Covid-19.

Masat e mbylljes së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar do të zgjasin për të paktën tre javë të tjera, njoftoi Sekretari i Parë i Shtetit, Dominic Raab.

Në konferencën e përditshme, Raab tha se një përmbledhje kishte arritur në përfundimin se zbutja e masave do të rrezikonte shëndetin publik dhe ekonominë, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

“Ende nuk e kemi nivelin e infeksionit të ulët aq sa duhet,” tha ai.

Vendimi vjen në kohën kur Mbretëria e Bashkuar regjistroi 861 vdekje nga koronavirusi, duke çuar totalin e vdekjeve në 13,729.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA