92 vdekje brenda 24 orëve/ Si është situata e Covid-19 në Iran

16/04/2020 13:56

Me 92 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit në Iran është rritur në 4.869 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri COVID-19.

Në një deklaratë të publikuar nga televizioni shtetëror i Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 92 vdekje dhe 1.606 raste të reja me COVID-19.

Me këtë numri i vdekjeve ka arritur në 4.869 ndërsa numri i rasteve në 77.995, tha Jahanpour i cili shtoi se 3.594 prej atyre që trajtohen në spitale janë në gjendje kritike. Ai tha se gjithsej 52.229 persona janë shëruar.

COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt./AA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA