668 detarë e pilotë të infektuar me koronavirus deri tani në aeroplanmbajtësen franceze

16/04/2020 17:30

Të paktën 668 detarë dhe pilotë nga luftanija më e madhe franceze kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, njoftoi ushtria e vendit.

Lajmi vjen pasi shumica e ekuipazhit prej 1,767 vetësh të aeroplanmbajtëses Charles de Gaulle u evakuan të dielën në portin e Toulon.
Nga të infektuarit 31 janë shtruar në spital dhe 1 është në kujdes intensiv. Numri pritet të rritet ende pasi jo të gjitha rezultatet kanë dalë.
Emergjenca shëndetësore vjen pas disa manovrave me aleatë të NATO dhe një frigatë britanike. Rreth 30 për qind e rezultateve të testeve nuk dihen ende, tha ministria e mbrojtjes në Paris.

Ata shtonin se në Charles de Gaulle ka nisur procesi i dezinfektimit të plotë.

Në fund të muajit të shkuar luftanija ishte qendra e manovrave të grupit detar të NATOs në brigjet lindore të Danimarkës.
Raste koronavirusi janë zbuluar dhe në frigatën belge Léopold 1, e cila shoqëronte Charles de Gaulle.

Në fillim të muajit aeroplanmbajtësja amerikane Theodore Roosevelt pësoi një shpërthim epidemie në bord me 585 të infektuar me koronavirus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA