Prej dy javësh i izoluar në shtëpi, Zoran Zaev bën nesër testin e dytë për Covid-19: S’kam shenja, por..

15/04/2020 17:51

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev ditën e nesërme do të testohet sërish së bashku me familjen e tij për koronavirus ditën e nesërme.

Zaev ka reaguar rreth kësaj duke thënë se momentalisht është mirë dhe se nuk ka asnjë simptomë të Covid-19 dhe se shpreson që test ii dytë të dali negative ashtu siç ndodhi me të parin.

“Afati kalon nesër, por do të rrimë në shtëpi deri në kalimin e festave të Pashkëve. Nuk ka simptoma as tek unë, as të bashkëshortja, as te fëmijët ose prindërit e mi. Unë jetoj në bashkësi. Shpresoj që edhe këto teste të rezultojnë negative që të mundemi pas festave të kthehemi në funksionimin normal të detyrimeve të punës”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev shpreson se me fillimin e muajit maj gjendja në Maqedoninë e Veriut të stabilizohet dhe se vendi ngadalë do të rikthehet në normalitet.

“Unë besoj se muaji maj, ja të them nga 1 maji, numrat e të shëruarve do të jenë shumë më të lartë se sa të të infektuarve, psikologjikisht të gjithë do të përgatitemi për kthimin e jetës në normalitet por të gjithë e dimë se kjo nuk do të ndodhë sikur të shtypin një sustë. Do të ketë me siguri ndonjë vazhdim afatesh për respektimin e izolimeve sociale dhe kujdesit, maskat me siguri do t’i mbajmë për një periudhë më të gjatë dhe pajisjet tjera mbrojtëse”, pohoi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA