Mjeku i njohur: Virusi është kudo, duhet kujdes i madh pas lehtësimit të masave

14/04/2020 22:39

Mjeku Genc Sulçebe thotë në Open në Top Channel  se lehtësimi i masave është i nevojshëm por duhet shumë kujdes në mënyrë që ato të lehtësohen gradualisht.

“Tani duhet të jemi shumë të kujdesshmë për lehtësimin e masave. Virusi është kudo. Jo se ne e kaluam pikun dhe tani s’duhet të kemi masa. Ka mundeësi që me lehtësimin e masave virusi të rikthehet sërish. Sigurisht lehtësimi është i nevojshëm por duhet bërë gradualisht”, u shpreh.

Më tej, mjeku Sulçebe tha se përveç lehtësimit të masave duhet të edukohet dhe masa për të zbatuar rregullat.

“Por unë them se përveç masave, një rëndësi të veçantë ka dhe edukimi i masës. Duhet të edukohemi, të distancohemi, të mos kemi kontakte me shumë njerëz njëkohësisht, të përdorim maskat. Dhe jo vetëm në ambiente të mbyllura, por sa në sa më shumë ambiente të jetë e mundur”, shtoi mjeku i njohur imunolog Genc Sulçebe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA