Brenda 24 orëve 5 të vdekur në Serbi nga CoVid-19
14/04/2020 09:12
Autoritetet serbe kanë njoftuar edhe për 424 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke çuar kështu bilancin e përgjithshëm në 4.054.
Nga raporti i fundit deri në orën 15.00, më 13 prill 2020, në 24 orët e fundit kanë vdekur 5 persona, tre burra dhe dy gra.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i epidemisë është 85.
Top Channel