A zhduket virusi gjatë verës? Ja çfarë thotë doktori në Open
14/04/2020 22:33
A është i mirë apo i keq lirimi i masave në këtë moment? Kjo është tema që po diskutohet në Open në Top Channel. Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti tha në Open se virusi nuk ikën gjatë verës.
“Masat duhet të lehtësohen por kujdesi duhet të rritet. Studimet kanë treguar se gjatë verës virusi nuk zhduket ashtu siç ndodhi me SARS1.
Në verë vetëm bie kofiçenti R. Kofiçenti R ka të bëjë me transmetueshmërinë e virusit”- tha në Open Ilir Alimehmeti.
Top Channel