Militantët besnikë të udhëheqësit jolegjitim në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, kanë sulmuar depot mjekësore që i përkisnin një spitali në kryeqytetin Tripoli që trajtonte pacientët me koronavirusin e ri (COVID-19).
Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA), e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB), tha se militantët shënjestruan depot e spitalit al-Khadra dhe al-Sëani në Tripoli me raketa ‘Grad’.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libisë, sulmet dëmtuan rëndë objektin prej 400 shtetërve dhe funksionimi i spitalit aktualisht është i vështirë.
Javën e kaluar, OKB dënoi bombardimin e rëndë të një spitali tjetër në të cilin të paktën tre civilë u plagosën, duke e quajtur sulmin “shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar”.
Që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011, dy qeveri rivale janë shfaqur në Libi, njëra në Libinë lindore e kryesuar nga Haftar dhe e mbështetur nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa tjetra GNA me qendër në Tripoli që gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.
GNA është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i vitit të kaluar, si pasojë e të cilës kanë humbur jetën mbi 1 mijë persona.
Libia deri më tani ka raportuar 25 raste të koronavirusit dhe një vdekje.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Ëuhan të Kinës, virusi COVID-19 është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi.
Bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.7 milionë, me pothuajse 110 mijë vdekje dhe afër 406 mijë të shëruar./AA/
Top Channel