Zyrtarët koerano-jugorë njoftuan sot se 91 pacientë që besohej se ishin shëruar nga koronavirusi vrasës, janë konfirmuar përsëri pozitivë më sëmundjen.
Kryedoktoresha e vendit Jeong Eun-kyeong, tha në një konferencë për shtyp se me shumë gjasa virusi mund të jetë “riaktivizuar” te pacientët, dhe jo që ata të jetë infektuar përsëri nga burime të tjera.
Zyrtarët thanë se është ende e paqartë arsyeja e kësaj tenedence por hetimet epidemiologjike vazhdojnë.
Mundësia e riinfektimit të njerëzve me virusin ka qenë një shqetësim botëror, teksa shumë vende shpresojnë që të krijojnë imunitetin e mjaftueshëm për të ndaluar pandeminë.
Deri tani rreth 7,000 koreanojugorë janë shëruar nga Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi.
“Ky numër mund të rritet,” tha Kim Woo-joo, profesor i sëmundjeve infektive në spitalin unniversitar korean të Guro i cili gjithahtu besonte se pacientët janë rikthyer te sëmundja dhe jo të jenë infektuar sërish nga jashtë.
Një tjetër faktor përmendeshin dhe testimet me gabime, pasi gjurmë të virusit mund të mbeten në trupin e njeriut por pa qenë të dëmshme për atë ose të tjerët.
Sot Korea e Jugut raportoi 27 raste të reja, numri mëi vogël që prej majës së epidemisë prej reth 900 në fund të shkurtit.
Numri i viktimave është 211.
Top Channel