Një mjek i linjës së parë të luftës kundër koronavirusit ka treguar masën e pajisjeve mbrojtëse që vendos për të evituar kontaminimin, që duhet të ishte përgatitja optimale për çdo koleg të tij gjatë punës në spital.
Doktori aziatik vesh të paktën 11 artikuj mbrojtës përfshi dhe dy palë doreza dhe një kostum mbrojtës të izoluar me puthitje, i cili i mbulon nga koka të këmbët.
Fillimisht ai vendos manikota mbi hundë e mollëza për të krijuar puthijen e syzeve mbrojtëse. Me tej vendos më pas një rrjetë flokësh para se të vendosë syzet mbrojtëse dhe maskën me valvul N95.
Pas veshjes trupore ai nuk harron të vendosë mbulesat e këpucëve e madje dhe një maskë të thjeshtë mbi atë N95.
Video shoqërohej mekomentin: “Kjo për t’iu dhënë një ide se sa shtresa mbrojteje doktorët duhet të mbajnë për të mos marrë koronavirusin.
Standardet e veshjeve mbrojtëse të pandemisë ndyshojnë nga një shtet në tjetrin por udhëzimet e përgjithshme janë dhënë nga OBSH.
Top Channel