Malta pranon emigrantët disa orë pas njoftimit të mbylljes prej koronavirusit

10/04/2020 20:53

Qeveria maltese tha se nuk mund të garantojë më shpëtime të tjera pasi burimet e saj janë tendosur nga pandemia

Disa dhjetra refugjatë të shpëtuar nga një barkë e përmbysur në detin Mesdhe dhe kanë zbritur në Maltë, disa orë pasi qeveria e vendit tha se nuk do të lejohen grupe të tjera pasi portet po mbyllen prej pandemisë së koronavirusit.
64 emigrantët u shpëtuan nga ushtria malteze në një zone në jug të ishullit.

Nga dje Malta ka ndjekur shembullin e Italisë duke thënë se nuk do të lejojë më barka emigrantësh prej rrezikut të infeksionit.
Qeveria malteze tha në një deklaratë se ushtria po monitoronte prej disa orësh barkën e emigrantëve para se një luftanje partulle t’i shpëtonte.

Por ata thanë më tej se nuk do të garantojë më pranime pasi burimet e saj janë ezauruar nga pandemia.

Të ardhuarit u pritën nga ushtarë me veshje anti-biologjike pak pas mesnatës, dhe do të mbahen në izolim.

“Është në interesin e tyre që këta njerëz të mos rrezikojnë udhëtimin drejt një vendi që nuk mund të ofrojë strehë të sigurtë”, thuhej në deklaratë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA