Numri i punonjësve të mjekësisë të vrarë nga koronavirusi në Iali ka arritur në 105. Federata kombëtare e mjekëve njoftoi sot enrat e të rënëve të fundit që iu shtuan listës: odontiatri Giunio Matarazzo, dhe infermieri Emilio Brignole.
Më tej vinin mjekët e familjes Antonio De Pisapia, Massimo Bosio, Marzio Zennaro, Tahsin Khrisat, Mario Rossi e Samar Sinjab dhe kirurgu onkolog Francesco Cortesi.
“Sot u konfirmua vdekja e dy infermiereve të frontit të parë në spitalet e Bergamo e Cremona”, tha zëdhënësja e federatës Barbara Mangiacavalli.
Mangiacavalli shtoi më tej: “Qëllimi ynë është qëndrimi afër ndaj pacientëve dhe evidentimi i nevojave të tyre prandaj mjekët, infermierët dhe operatorët e tjerë të mjekësisë nuk duhen lënë vetëm për të luftuar virusin”.
Top Channel