Foto ilustruese

Megjithëse duket e pabesueshme, këto ditë policia ende ndalon persona që shkelin rregullat e qarkullimit duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raportoi se deri më sot, që nga java e parë e marsit, janë arrestuar 166 persona që qarkullonin me automjet në gjendje të dehur, ndërsa shumë prej tyre e kanë justifikuar këtë gjë me arsye se kanë shumë stres apo se janë edhe të varur nga alkooli.

Shumica e këtyre mësohet se kanë qarkulluar me autorizim me vete, pasi niseshin për punë.

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se vetëm në dy javët e fundit në Tiranë janë kapur edhe 17 persona, kryesisht të rinj, që kishin shkelur oraret e lëvizjes, me sasi kanabisi me vete, ndërkohë që ata kanë thënë se janë përdorues dhe se kanë dalë nga shtëpia edhe për ta blerë atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA