Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një komunikate “Live” për qytetarët në Facebook ka njoftuar se Shqipëria ka 304 respiratorë në dispozicion në rast nevoje.
Ndërkohë që numri i të prekurve me CoVid-19 në Shqipëri ka shkuar në 400, Rama ka thënë se falë masave të ndërmarra dhe falë bashkëpunimit të qytetarëve sot nuk jemi në kushtet e një kaosi në sistemin shëndetësor.
“Ne kemi sot 200 respiratorë gjendje, plus 54 të rinj dhe 30 të tjerë që janë rrugës, plus 20 në paketën e parë të ndihmës së BE, në total janë 304 në dispozicion. Në respiratorë ne sot kemi vetëm 4 veta. Jemi vendi në Europë me më pak persona të intubuar dhe % shtretërish që është më e larta, sepse i morëm të parët masat. Sot kemi 310 krevatë vetëm në dy struktura Infektivi dhe Sanatoriumi, pa llogaritur shumë të tjerë të lirë. Sot kemi të zënë vetëm 23% të kapacitetit të zënë, si rezultat i rezistencës fantastike, po të mos kishim marrë këto masa sot do të ishim në një gropë” tha Rama.
Top Channel