Kreativitet në kohë pandemie/ Pëllumb Pipero në kartëmonedhën 200 lekëshe, Tritan Kalo te 500 lekëshi

08/04/2020 11:51

Në një situatë të pazakontë pandemie, sytë e shpresës janë kthyer drejt bluzave të bardha. Aktualisht mbarë vendi kërkon të dijë ç’thuhet nga specialistët e fushës, duke ndjekur me kërshëri deklaratat e mjekëve.

Kështu, nisur nga rëndësia e tyre, dikush mendoi të vendoste si portret në kartmonedhën 200 lekëshe Pëllumb Piperon, e në atë 500 lekëshe, Tritan Kalon, i cili reagoi përmes një postimi në Facebook.

“Babanë e Kombit nuk do të mundet t’a zëvëndësoj kurrë portreti im në kartmonedhën 500 lekshe, kurrë…. NËSE në të ardhmen do vijoj të jem gjurmëlënës në kujtesën e POPULLIT tim për kontributin e derimëtashëm socio-profesional, një gjë e tillë do më bëj të ndihem i vlersuar dhe i lumtur… “Omen est nomen” ( “Njeriu është emër”), shprehet Latini….Puna, Profesionalizmi dhe Përkushtimi ishin dhe mbeten PPP-ja ime e jetës”, shkroi ai.

Ku ka vështirësi, rëndësia e specialistëve del lehtësisht në pah. Kujtojmë këtu rastin e tërmeteve që goditën vendin dhe angazhimin e zonjës Luljeta Bozo, për të cilën propozohet kartëmonedha 1000 lekëshe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA