“Fasha e orarit për lëvizje do të zgjerohet…”, Rama tregon kur hyjnë në fuqi rregullat e reja: Burg për shkelësit

08/04/2020 21:26

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke nisur nga java e ardhshme do të hyjnë në fuqi rregullat e reja dhe lirimet për sa i përket masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Rama ka theksuar se lirimi i masave po konceptohet në mënyrë graduale. Sipas tij këto masa në të vërtetë do të lirohen por do të shoqërohen me masa të tjera kontrolluese që për çdo shkelës do të përfundojnë me gjobitje e deri në burg.

Ai theksoi se Kuvendi do të mblidhet për të bërë disa ndryshime në kodin rrugor, për të përcaktuar më pas dhe kornizën shtrënguese, në sajë të masave kundër COVID.

Masa që kanë të bëjnë me hapjen patjetër, por do i shoqërojmë me masa shtrënguese shumë të forta. Nëse do të lirojmë makinat private që duhet të lëviznin për punë, do të vendosim masa shtrënguese që nëse makinën e përdor për dicka tjetër, humbet makinën për vite, lejen e drejtimit, do të paguash edhe gjobë dhe mund të përfundosh pas hekurave.” tha Rama.

“Në kodin tonë penal kemi vetëm për karantinën e kafshëve, nuk kanë menduar se cfarë duhet bërë në rast të një epidemie, prandaj do i drejtohemi parlamentit për ndryshim e kodit penal dhe rrugor për të hapur rrugën e një kornize të qartë penale dhe shtrënguese që paralelisht masat të respektohen. Nëse një punëdhënës do i themi fillo puno nëse do të hapim të gjitha njësitë tregtare, të biznesit që nuk janë njësi brenda një qendre tregtare, pasi ajo do të jenë pjesa e fundit. Do kërkojmë rregulla stritike, maska dhe doreza për punonjësi, dezinfektat punonjësit që mund të hyjnë. Dhe për këtë të gjithë ata që kanë një dyqan të përgatiten dhe të jenë gati kur të fillojnë punën, por nëse shkelen masat është kundërvajtje penale jo administrative. Ashtu si këmbësorët. Nuk mund të vijojmë me sensibilizim nëse hapim fashën orare, që do te hapim së shpejti, do të penalizohen. Jo më kundërvajtje e thjeshtë, por penale me gjobë ose heqje ëe.

Ata që do të futen te lista e shkelëse do të lenë lejen e drejtimit aty, qofshin këmbësorë apo shoferë, nëse kanë makinë do e humbin për të njëjtën periudhë. Humbet direkt lejen e drejtimit, të të dhëmbë deri në fund dhe jo ta ia hedhësh me një gjobë që në fund e paguan prapë babai. Nëse merren një tjetër person tjetër nga puna, që do të qëndrojë mbrapa dhe jo para. Nëse merr persona të moshuar apo mitur nëse nuk ke autorizim janë të patolerushme. Po i them që këto masa do të jenë aktive duke filluar nga java e ardhshme. Do të shkojmë në parlament për të ndryshuar kodet dhe më pas do të jenë të zbërthyera për të qenë shumë të qartë, që për popullin nuk ka gjoba dhe ndëshkime, por për ata që shqetësojnë popullin, kërcënojnë shëndetin e popullit, vendosin në rrezik jetën e njerëzve që janë zbatues të rregullave” tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA