Durrës/ Pensionistët kërkojnë të paguajnë faturat, bashkia “dilni paguajini vet”

08/04/2020 21:14

Urdhëri i qeverisë për izolimin total të moshës së tretë për shkak të pandemisë Covid 19, ka sjellë problematika të ndryshme. Duke filluar nga blerja e produkteve ushqimore deri tek ilaçet. Shqetësime këto që janë menduar të zgjidhen me asistencën e pushtetit vendor.

Fiks Fare trajtoi rastin e një çifti të moshuarish të cilët jetojnë në lagjen 13, të Durrësit. Ata ndër të tjera, izolimi i shqetëson, për shkak se nuk kanë mundësi të dalin për të bërë pagesat e ujit, dritave dhe sidomos internetit. Interneti i duhet për të folur me fëmijët që i kanë jashtë. Çifti Shehu ankohen se kanë marrë disa herë në telefon numrat e kontaktit të vendosura nga bashkia Durrës për t’i ardhur në ndihmë kësaj kategorie. Përgjigja e operatorit gjithmonë ka qenë e njëjtë “Prisni sa të bëjmë verifikimet”. “Nuk e kuptoj pse duhet të jetë kaq e vështirë sa në tre javë mos kesh mundësi të verifikosh dy të moshuar pensionistë që jetojnë vetëm”-tregon me habi dhe e revoltuar zonja Flutura. Ajo ankohet se nuk po kërkon as ushqime dhe as ilaçe. Por të paguajë detyrimet që ka në shtet. Nuk ka as pse t’i mbartur ato dhe as t’i paguajë me vonesë.  Shkëlqim Shehu thotë se kryeministri ka thënë që dritat dhe ujit duhet të paguhen, “edhe unë atë dua të bëj të shlyej detyrimet. Sidomos internetin që na mban të lidhur me fëmijët” shprehet ai.

Bashkëshortja e tij thotë se është e gatshme të telefonojë operatorin e sallës në Bashkinë e Durrësit. Ajo thotë se mundohet të marrë gjithmonë tek i njëjti numër, por gjithmonë i kërkojnë të njëjtat gjëra si adresën, emrat, moshën etj. Gjatë telefonatës operatorja nisi t’i bënte të njëjtat pyetje, më pretendimin se ajo ishte e re dhe nuk e kishte idenë që zonja kishte marrë edhe më parë. Operatorja u shpreh shumë e çuditur kur zonja i kërkoi që ta ndihmonin për të paguar detyrimet, pasi mendoi se po kërkonte ushqime e ilaçe.

Specifikisht ajo i thotë “Do të bësh pagesat? Po shko bëj. S’të ndalon njeri.  S’të ndalon njeri. Kur qenke kaq mirë ti sa me bë pagesat…”

Pas kësaj ironie e cila la pa fjalë pensionisten, operatorja e mbylli telefonin pa dhënë asnjë shpjegim.

Fiks Fare bëri një telefonatë në të njëjtin numër telefoni. Një tjetër operatore u përgjigj në telefon duke thënë se ajo nuk e kishte idenë se kush mund të ishte punonjësja që ishte përgjigjur apo pse mund të ishte sjellë ashtu. Ata mbledhin vetëm informacionin që më pas ja dërgojnë njësive administrative. “Kryesisht ne jemi të udhëzuar për ushqimet dhe për ilaçet, për pagesat nuk e di çfarë të them.”-shtoi ajo.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA