“Britania javën e ardhshme mund të ketë 900 viktima në ditë”/ Mjeku shqiptar: Po vendosen respiratorë, po ndërtohen spital

08/04/2020 14:38

Shqiptari Besnik Nurboja prej vitesh jeton në Britaninë e Madhe dhe është mjek në një prej spitaleve të Londrës.

Mjeku gjatë fjalës së tij në “Shqipëria Live” tha që testet për COVID-19  bëhen vetëm për ata pacientë që shfaqin simptoma të rënda, ndërsa pjesa tjetër këshillohet që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kurohen me antibiotikë. Ndërkohë ai foli edhe për gjendjen e kryeministrit Boris Johnson, i cili prej të hënës është shtruar në spital, pasi gjendja e tij  shëndetësore si pasojë e koronavirusit u rëndua së tepërmi. Nurboja konfirmoi se kryeministri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe aktualisht ndodhet në njësinë intensive. Por momentalisht nuk ka përdorur respirator. Ndërkaq, ai u shpreh se javën e ardhshme, pritet që të jetë pika kulminante e sëmundjes në Britani dhe mund të ketë deri në 900 persona në ditë.

“Këtu po merren me rrjetet spitalore, po vendosen respiratorë dhe po ndërtohen spitale. Në spitalin tim ku unë punoj aktualisht kemi 278 të infektuar nga Covid-i. Në Britaninë e Madhe, i testojnë pacientët që vijnë vetëm në spital.  Ata që kanë simptoma të lehta, i këshillohet të qëndrojnë vetëm në shtëpi dhe të kurohen me atinbiotikë. Pacientët mund të kenë, kollë, temperaturë. Por nëse kanë problem në frymëmarrje, ato nuk e marrin dot oksigjenin në shtëpi dhe duhet të vijnë në spital. Sikurse e dini Johnson nuk është ndier mirë dhe është shtruar në spital. Nuk di detajet, por çfarë kam dëgjuar është në njësinë intensive, por nuk është në ventilator. Momentalisht në media thuhet që është në një gjendje të qëndrueshme. Mbretëresha ka bërë një fjalim për t’i dhënë kurajo popullit. Masat kanë qenë të vonshme dhe për këtë arsye po shihen pasojat. Kurba e të infektuarve pritet që të rrihet edhe më shumë, në javën e ardhshme mendohet se do të ketë rreth 900 vdekje në ditë”, u shpreh mjeku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA