Shtatë persona janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është proceduar penalisht në Dibër.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 23:50, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas e kanë fshehur armën në pyll.

Gjatë operacionit janë sekuestruar nga Policia, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu çifte, 2 prej të cilave janë të vjedhura, si dhe 6 motorsharra. Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve në banesa.

Bëhet fjalë për K. C., 23 vjeç, banues në Arras; S. Xh., 18 vjeç, banues në Arras; A. Gj., 21 vjeç, banues në Kastriot; Xh. B., 28 vjeç, banues në Laçes; D. B., 21 vjeç, banues në Laçes; G. D., 24 vjeç, banues në Kastriot dhe T. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë Çidhen; si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi S. B., 29 vjeç, banues në Fushë Çidhen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Detyrim për të kallëzuar provën”, “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA