Zv-kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Nga nesër nis ora policore, pika kulmore pritet në fund të muajit
07/04/2020 22:46
Zv-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani me anë të një lidhje “skype” foli në Open në Top Channel ku tregoi për situatën në Maqedoninë e Veriut. Sipas Osmanit tani sot numri i viktimave ka qenë 6.
“Para një orë ka ndërruar jetë një person rrugës për në spital. Kjo e çoi numrin e viktimave sot në 6. Presim që pika kulmore të vijë në fund të prillit. Nga nesër fillon ora policore në Maqedoninë e Veriut.
Kemi një projeksion për rreth 2 mijë të infektuar. Madje dhe spitalet janë përgatitur për këtë projeksion- tha Osmani.
Top Channel