OBSH së fundmi pas studimeve të bëra ka dalë në përfundimet se maskat duhet përdorur pasi ka gjasa që virusi qëndron në ajër. Më herët edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës Trump këshilloi që të përdoren maskat.
A duhen përdorur maskat? Kjo është pyetja që u shtrua për mjekët që folën me anë të lidhjeve skype në Open në Top Channel.
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti tha se OBSH ka luhatje në rekomandimet e saj dhe nuk dihet nëse ka evidenca apo jo. Maska është një parandalues, është një barrierë. Por përdorimi i maskave i jep një siguri të tepruar qytetarëve duke mos respektuar masat e tjera. Maskat një përdorimshme pasi të përdoren një herë të hidhen direkt në koshin e plehrave.
Mjeku infeksionist Stroni tha se maskat duhet përdorur pasi të mbron në një lloj mënyre. Ajo të mbron kur je në kontakt me të infektuar.
Mjekët bënë thirrje që mund të qepen dhe në shtëpi me një pambuk cilësor. Gjithashtu mjekët në Open në Top Channel bënë thirrje që të penalizohen personat që abuzojnë me çmimet e maskave.
Top Channel