14 ditë karantinë në hotel me shpenzimet e veta, u jepet zgjidhje edhe personave të bllokuar në Kakavijë
07/04/2020 20:41
Ashtu si në Kapshticë ku 27 persona janë dërguar në një hotel për tu karantinuar për 14 ditë, edhe nga Kakavija emigrantët që janë të bllokuar në zonën neutrale do të transportohen pas pak për në karantinë.
Deri më tani 2 persona kanë pranuar të hyjnë në karantinë në një hotel në Gjirokastër.
Ekipi i epidemiologëve do të marrë tampon për personat që do të kenë simptoma të Covid 19. Ende nuk dihet numri i personave që po presin të hyjnë në Shqipëri por të gjithë do të jenë të detyruar të karantinohen në një hotel me shpenzimet e tyre dhe jo në banesa.
Ndërkaq vijon marrja e tamponëve për persona që kanë mbërritur ditët e fundit e që kanë simptoma edhe në qytetin e Gjirokastrës.
Top Channel