Vajza iu bashkua ekipit që shkoi në Itali, flet mjeku që u infektua nga Covid-19 në Durrës: Tani jam rikthyer

06/04/2020 21:30

Beqir Gelaj është mjeku i parë që u infektua me koronavirus në spitalin e Durrësit, por fatmirësisht të dy tamponet e kryera së fundmi kanë rezultuar negativ çka do të thotë se tashmë ai është shëruar.

Gelaj është rikthyer në punë, ndërsa ka folur edhe rreth të bijës së tij, Orenelën. Kjo e fundit është një nga 30 mjekët që shkuan në Itali për të ndihmuar në luftën kundër CoVi-19. Mjeku Gelaj tregon në emisionin “Open” se e bija e tij e ka pasur gjithmonë pasion mjekësinë dhe nuk hezitoi të shkonte në Itali.

“Ornela e ka pasur gjithmonë pasion mjekësinë. Italinë e do se ka mbaruar edhe shkollën, ka një simpati.” tha mjeku Gelaj.

“Unë tashmë jam rikthyer në punë. Aktualisht pacientët me CoVid trajtohen në Tiranë. Por rastet që dyshohet normalisht do të kujdesemi ne. Gjatë kësaj kohe ka qenë kolegia ime dhe përditë konsultohen por sot nuk ka pasur të dyshuar. Nuk di të them se ka ‘non stop’ kontrolle.” tha mjeku.

Një doktor i shënuar a është i imunizuar?

“Virusi mund të sillet në mënyra të ndryshme. Nga struktura që ka rrezikon edhe një rinfektim. Kjo nuk do të thotë se imunizohesh 100% po të shërohesh” tha doktori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA