Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, ka bërë një apel global për të mbrojtur gratë dhe vajzat “në shtëpi”, pasi mbyllja e shkaktuar nga pandemia e koronavirus përkeqëson dhunën në familje.
Deklarata e tij vjen pas shtimit të episodeve të dhunës në familje nga fillimi i pandemisë Coronavirus.
“Dhuna nuk është e kufizuar në fushën e betejës”, tha Guterres në një video angleze me titra në frëngjisht, arabisht, spanjisht, kinezçe ose rusisht, duke përsëritur edhe një herë kërkesën e tij për armëpushim në vendet me konflikte të vazhdueshme dhe përqëndrimin e të gjitha energjive në objektivin e vetëm të luftës kundër Covid-19.
“Fatkeqësisht, shumë gra dhe vajza janë veçanërisht të rrezikuara nga dhuna aty ku duhet të mbrohen. Në shtëpitë e tyre. Kjo është arsyeja pse sot bëj një thirrje të re për paqen në shtëpi, në të gjithë botën.
Javët e fundit, pasi presionet ekonomike dhe sociale janë përkeqësuar dhe frika është rritur, bota ka pësuar një rritje të tmerrshme të dhunës në familje, “tha kreu i Kombeve të Bashkuara.
Top Channel