Një park në Londrës së Jugut u mbyll krejtësisht nga autoritetet pasi 3.000 persona u dyndën atje të shtunën që të shijonin motin e ngrohtë me diell, pavarësisht “ këshillave të qarta” të kryeministrit Boris Johnson për të qëndruar brenda.
Shumë britanikë i kanë mësyrë mjediset e gjelbra edhe pse bilanci i vdekjeve në vend nga Covid 19 është rënduar shumë. Zyrtarët e njësisë Lambeth shkruajne në Twitter se : “ ‘Përkundër këshillave të qarta, mbi 3,000 njerëz dolën në Parkun Brockwell, e shumë prej tyre merrnin rreze dielli në grupe të mëdha.
Kjo është e papranueshme.Për fat të keq, veprimet e një pakice do të thonë që tani, pas këshillave të policisë, Parku Brockwell do të mbyllet. Kjo nuk do të ndodhte nëse njerëzit do të ndiqnin udhëzimet e qarta te qeverisë. Ne po e bëjmë këtë për sigurinë e publikut”, thuhej në postim. Mbyllja e parkut vjen në kohën kur kombi pati ditën më të keqe të krizës së koronavirusit, me 708 të vdekur në 24 orë.
Por vendimi për të mbyllur hapësirat e jashtme është pritur me kritika nga aktivistët që pretendojnë se masat e izolimit po i detyrojnë njerëzit të “ngjeshen” bashkë në hapësira të vogla e të mbyllura, në mesin e shpërthimit të epidemisë. Në Primrose Hill, një nga pikat më të bukura panoramike të qytetit, policia largoi me qindra vetë që kishin shkelur rregullat e izolimit, por pas pak, ata u kthyen përsëri që të gjithë.
Top Channel