Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha konfirmon se kemi rastin e parë me covid-19 në burgjet në vend.

Mësohet se ai është një jurist i cili është punonjës në burgun e Rrogozhinës, por jeton në Tiranë.

Ai ka bërë analizën dhe ka dalë pozitiv ndërsa gjendja e tij paraqitet e mirë.

Ai është i karantinuar në shtëpi, por bashkë me të janë vetëizoluar dhe nuk vijnë më as në punë, drejtori i burgut si dhe dy punonjës policie të cilët udhëtonin së bashku me të, raporton Anila Hoxha.

Ndërkohë thuhet se janë kryer analizat dhe për disa punonjës të tjerë, ndërkohë që deri më tani janë të vetëizoluar 4 punonjës.

Ndërkohë thuhet jozyrtarisht se është kryer zëvendësimi i drejtorit të burgut të Rrogozhinës dhe është komanduar në detyrë, Genc Fejzollari.

Burgu i Rrogozhinës ka 306 të dënuar, ku do dalin 150 të dënuar që kanë përfituar lejen e veçantë sipas aktit normativ.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA